Tahiri: Pas rrënimit të murit, hapet edhe ura e Ibrit

Prishtinë | 04 Shk 2017 | 14:23 | Nga

I ashtuquajturi “Parku i Paqes” që u vendos më 18 qershor të vitit 2014 në Urën e Ibrit, do të ekzistojë edhe pak kohë.

Hapja e tij që u planifikua të ndodhte më 20 janar dhe që e njëjta u shty për shkak të zhvillimeve të fundit dhe provokimeve nga shteti serb do të bëhet vetëm pasi të rrënohet muri ilegal në veri të Mitrovicës.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, bëri të ditur se hapja e lumit Ibër do të bëhet menjëherë pasi të ndodh rrënimi i murit në veri të vendit. “Po edhe ura do të hapet, pas rivitalizimit që është duke përfunduar dhe pas heqjes së murit”, deklaroi Tahiri për Lajmi.net.

Sipas saj, marrëveshja e arritur mbrëmë i hapë rrugë lëvizjes së plotë të lirë.

Ndërtimi i murit ngriti tensione të mëdha në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq, kryeministri Mustafa në orët e para të mëngjesit të së shtunës ra në dakordim që muri të largohet sot ose më së largu deri nesër .
Bashkimi Evropian i cili është i autorizuar të bëjë hapjen e Urës së Ibrit e ka shtyrë inaugurimin për shkak të tensioneve mes dyja shteteve.

Rivitalizimi i urës në Mitrovicë është paraparë me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes e arritur më 25 gusht 2015 në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme