Tahiri: Rezistenca e trevës së Shqiponjës ndër vite, mobilizoi shumë luftëtarë të shquar

Prishtinë | 17 Maj 2022 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, me rastin e ditës së çlirimit në Shqiponjë të Gjakovës, ka bërë nderime pranë lapidarit të dëshmorëve, si dhe ka vendosur kurora lulesh.

Ai ka thënë se Rezistenca e kësaj treve ndër vite, mobilizoi shumë luftëtarë të shquar dhe bëri të mundur nisjen e një kthese historike për popullin shqiptar.

“Sot në Shqiponjë për nder të Ditës së Çlirimit, nderuam sakrificën dhe luftën e lavdishme të kësaj ane në luftën për liri.  Rezistenca e kësaj treve ndër vite, mobilizoi shumë luftëtarë të shquar dhe bëri të mundur nisjen e një kthese historike për popullin shqiptar. Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Tahiri në profilin e vet në “Facebook”.

Të ngjashme