Tahiri: Taksa 100% vendimi më i vështirë që mund të marrë një qever

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 22:45 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Besnik Tahiri, ka thënë se mjafton të shihen deklaratat e zyrtarëve serb për të kuptuar dëmin që i është bërë Serbisë me taksë.

Tahiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se AAK e ka dëshmuar se nuk do të lejojë që Kosova të nënshtrohet ndaj Serbisë.

“Ne kemi bërë reciprocitet politik prej 18 muajsh. Së pari i kemi treguar Serbisë se në temën e dialogut jemi bashkë dhe nuk iu nënshtrohemi. Iu kemi treguar se nëse ju keni ushtri edhe ne bëjmë ushtrinë tonë. Edhe për Trepçën kemi miratuar ligjin në parlament duke treguar se nuk e negociojmë”.

Zyrtari i AAK-së ka thënë se taksa 100% ka qenë vendimi më i vështirë që mund të marrë një qeveri por sipas tij ka qenë vendimi më i matur.

Tahiri thotë se taksa ka pasur efekte politike por edhe ekonomike në favor të Kosovës.

Ai thotë se nuk mund të ketë reciprocitet tregtarë me Serbinë pasi sipas tij dy vendet nuk janë të barabarta në raportet eksport/import.

Të ngjashme