Tahiri thotë se Kurti nuk ka gatishmëri për të vendosur reciprocitet të plotë me Serbinë

Prishtinë | 04 Gus 2022 | 10:55 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në debatin që po zhvillohet në Kuvend mbi ngjarjet e fundit të veri, ka thënë se kryeministri Kurti s’ka gatishmëri që të vendosë reciprocitet të plotë me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Tahiri ka thënë se kryeministri Kurti po merr masa selektive të reciprocitetit në raport me Serbinë.

“Kryeministrin e kemi mbështet kur vendosi reciprocitet për targat ngjashëm edhe për reciprocitetin për dokumente. Kryeministri po bën përpjekje me bë reciprocitet në çështje specifike duke e anashkaluar reciprocitetin e plotë me Serbinë”.

“Nëse do t’i përmbaheshim reciprocitetin e plotë do të duhej të niste me ekonominë. Përderisa s’ka gatishmëri për të vendosur reciprocitet të plotë, kjo përzgjedhje selektive e masave të reciprocitetit duke qenë i vetëdijshëm se Serbia dhe politikat e saja ndaj konsolidimit tonë të brendshëm janë shumë destruktive siç ishte rasti i fundit po na jep përshtypje se para se këto masa të jenë qëllim në vetvete janë qëllime instrumentale”, tha Tahiri.

Të ngjashme