Tajvani uron Kosovën në 14 vjetorin e pavarësisë

Prishtinë | 17 Shk 2022 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Armiku më i madh i Kinës dhe aleati më i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tajvani, përmes Zyrës në Hungari dhe Parlamentit të saj ka uruar Kosovën në 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i grupit të miqësisë Kosovë-Tajvan, Luo Chih-cheng ka përgëzuar popullin e Kosovës për 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. „Sot shënohet 14 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Si kryetar i grupit të “Miqësisë Parlamentare Kosovë-Tajvan”, dëshiroj të përgëzoj popullin e Kosovës për trimërinë e tyre në luftën për demokraci. Tajvani beson në përvojën demokratike të Kosovës dhe vlerat e përbashkëta, dhe unë do të vazhdoj të ndërtoj marrëdhënie pozitive Tajvan-Kosovë dhe të forcoj lidhjet dypalëshe në të ardhmen!”, ka shkruar Chih-cheng.

Një urim tjetër ka ardhur edhe nga Zyra e Tajvanit në Hungari, e cila përmes profilit në Tëitter ka përgëzuar Kosovën për ditëlindjën e 14-të. “Gëzuar Ditën e Pavarësisë miqve tanë në #Kosovë! Zhvillimi i madh i marrëdhënieve tona dypalëshe kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë e demokracive në mbarë botën”, thuhet në postimin e Zyrës së Tajvanit në Hungari.

Tajvani është ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke iu bashkuar kështu shteteve të mëdha si SHBA-së, Gjermanisë dhe shteteve tjera të botës.

Të ngjashme