Takimi VV-LDK përfundon pa marrëveshje, nesër merret vendimi

Prishtinë | 01 Shk 2020 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Sapo ka përfunduar takimi ndërmjet delegacioneve të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës pa arritur një marrëveshje.

Klan Kosova mëson se LDK-ja po vazhdon të insistojë në postin e kryetarit të Kuvendit, ndërkaq ka mbetur për nesër që Vetevendosje t’i kthejë përgjigjen definitive.

I mbetet Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit nesër ta bëjnë kompromisin për Glauk Konjufcën dhe nëse nuk ka dakordim edhe nesër ndërmjet VV-së dhe LDK-së, atëherë në seancën e të hënës do të shkohet pa marrëveshje dhe të gjitha opsionet do të jenë të hapura, transmeton Klan Kosova.

Ndërkaq, pak më herët nga Kuvendi janë parë duke dalë  nënkryetarja Vjosa Osmani dhe deputetët Kujtim Shala dhe Avdullah Hoti.

Të ngjashme