Takohen Ahmeti e Vitia, dikustojnë për parandalimin e Coronavirusit

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 20:16 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi ka bërë të ditur që gjatë ditë së sotme ka takuar Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia ku dhe kanë diskutuar për masat e ndërmarra nga Komuna dhe MSH për të parandaluar përhapjen e virusit.

Postimi i plotë:

Sot, në diskutim me Ministrin Arben Vitia, diskutuam për gjendjen në Komunën e Prishtinës dhe masat e ndërmarra nga Komuna dhe MSH për të parandaluar përhapjen e virusit.

Përderisa deri më tani nuk kemi pas shpërthim në Prishtinë u pajtuam që ditët më të vështira na presin. Në mungesë të vendimit nga Kuvendi i Republikës, ministria e Shëndetësisë do të merr vendime individuale për secilën komunë. Masat e restriksioneve prej orës 17-06 do të vazhdojnë edhe pas të hënës.

Të gjithë njëzëri ju themi #rriNshpi

Fotografia e Shpend A. Ahmeti

Të ngjashme