Tali largohet si këshilltar i Konjufcës

Prishtinë | 02 Mar 2022 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Driton Tali nuk do të jetë më pjesë e kabintetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, teksa ka thënë se kjo ka ndodh për arsye personale.

Tali ka kërkuar që tash e tutje çdo kërkesë t’iu drejtohet anëtarëve tjerë të kabinetit.

Postimi i tij i plotë:

Miq të nderuar, për arsye personale, nuk jam më pjesë e kabinetit të Kryeparlamentarit.

Kërkesat dhe lutjet Tuaja ju lutem drejtojani anëtarëve tjerë të kabinetit të cilët jam mëse i bindur se do t’i adresojnë me përkushtim dhe nderë.

Të ngjashme