“Të njoh gjatë e ta di forcën”, Blerta Deliu e mbështet Adriana Matoshin

Prishtinë | 29 Nën 2021 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, përmes një postimi prekës në Facebook, ka treguar se i është rikthyer tumori në tru, për të cilin ishte operuar para nëntë vitesh.

Shumë persona e kanë përkrahur përmes komenteve pozitive në rrjetin social Facebook.

Mbështetjen e saj ia ka ofruar edhe deputetja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu.

“Të njoh gjatë e ta di forcën për me i tejkalu problemet. Zoti të pastë në dorë. Krejt lutjet e mija janë për ty shoqe”, ka shkruar Deliu në Facebook.

Të ngjashme