Të premten seancë për shkarkimin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, PDK kundër

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 16:13 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka njoftuar se në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, pikë e rendit të ditës do të jetë shkarkimi i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, raporton Ekonomia Online.

Në një deklarim për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka thënë se ky vendim është i jashtëligjshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

“Edhe sot për seancën e radhës vendosi me i dhënë goditjen edhe një institucioni të pavarur siç është Bordi i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave që të iniciojë shkarkimin e tyre. Këto procese e kemi thënë dhe po e themi që janë të paligjshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka shprehur shqetësimin e për qytetarët e helmuar në Komunën e Deçanit. Sipas Tahirit është zhgënjyese mosangazhimi i Qeverisë për tu dalë në ndihmë këtyre qytetarëve.

“Shpreh ngushëllime për qytetarët që humbën jetën në Deçan ende në rrethana të panjohura. Shpreh shqetësimin e madh për numrin e të helmuarve. Shpreh zhgënjimin e madh për moaangazhimin e duhur për tu dalë në ndihmë të qytetarëve. Kjo situatë tregon qartë se sa është i rëndësishëm shëndeti i qytetarëve të Kosovës për këtë Qeveri e për këtë kryeministër”, është shprehur ai.

Tutje shefi i PDK-së, ka thënë se vetë qëndrimi i kryeministrit Kurti në Seminarin në Greqi tregon për vizionin që ka ai për vendin.

“Tash e shtatë ditë kryeministri po qëndron në një seminar në Greqi sikur të ishte një deputet , dhe nuk i bëhet vonë për shumë telashe e sfida me të cilat ballafaqëohen qytetarët e Kosoëvs.Vetë viziat për shtatë ditë në Greqi tregon qartë se cfarë visioni ka ky kryeministër”, shtoi ai.

Të ngjashme