AKR: Të rinjtë e Fushë-Kosovës tani kanë ku t’i adresojnë problemet

Prishtinë | 27 Nën 2016 | 19:30 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor të Aleancës Kosova e Re u mbajt kuvendi zgjedhor i Forumit Rinor të AKR-së, dega në Fushë-Kosovë.

Kuvendin në emër të presidentit Behgjet Pacolli e përshëndeti koordinatori i zgjedhjeve në AKR, Vesel Makolli, i cili ka vlerësuar kontributin e të rinjve në AKR. “Rinia është e lumtur ngase për të ekziston ardhmëria. Kurse unë them që rinia jonë është e lumtur se për të ekziston AKR-ja dhe presidenti Behgjet Pacolli me përkrahjen e të cilit ne do t’ia kthejmë dinjitetin rinisë- lokomotivës së shtetit tonë”.

Të rinjtë e këtij kuvendi zgjedhor i motivoi për t’i mbrojtur të drejtat e tyre edhe koordinatori i AKR-së në këtë degë, Isuf Ahmeti. “Na presin shumë sfida të cilat së bashku më përkrahjen e presidentit, humanistit, njeriut me shumë vlera – Behgjet Pacolli do t’i tejkalojmë”. Edhe koordinatori i Forumit Rinor të AKR-së, Zijadin Geci, i falënderoi të rinjtë që kanë zgjedhur AKR-në si parti ku ata do të jetësojnë idetë dhe të shfaqin problemet e tyre duke u zotuar që këta të rinj do të kenë gjithmonë përkrahjen e partisë.

Kuvendi, me një proces të rregullt zgjedhor, me 165 delegatë zgjodhi kryetarin dhe Kryesinë e Forumit Rinor, me ç’rast kryetar u zgjodh Ardrit Namligjiu; nënkryetarë u zgjodhën Freskim Begaj dhe Shpëtim Gërguri; sekretare Nita Ismajli, si dhe 12 anëtarë të Kryesisë.

Kryetari i sapozgjedhur duke i falënderuar delegatët për besimin e dhënë deklaroi që të rinjtë po kërkojnë një model të ri, një rrugë të re, kjo rrugë ka filluar me rikthimin dhe fuqizimin e AKR-së.

Mysafirë në këtë kuvend zgjedhor nga qendra ishin edhe Ismet Mulaj, monitorues i procesit zgjedhor; Sami Boroci, koordinator i Forumit Rinor dhe Besart Vllahinja, drejtor për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Prishtinës nga radhët e AKR-së.

Të ngjashme