Teksti i marrëveshjes LDK – NISMA: Kur ka të drejtë Avdullah Hoti ta shkarkojë një ministër të Fatmir Limajt (Dokument)

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Sot është nënshkruar marrëveshja e koalicionit në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Nismës Socialdemokrate. Gazeta Express sjell të plotë marrëveshjen e koalicionit të nënshkruar nga Isa Mustafa dhe Fatmir Limaj.

Të dy palët janë dakorduar se Nismës i takojnë dy ministri, Ministra e Punëves dhe Mirëqenies Sociale dhe ajo e Tregtisë dhe Industrisë.

Mustafa dhe Limaj janë dakorduar që Nismës t’i takojë edhe posti i zëvendëskryeministrit, derisa, zëvendësministrat do të ndahen në mënyrë proporcionale bazuar në peshën politike të subjekteve.

Dy partitë janë dakorduar që emërimi dhe zëvendësimi i ministrave, zëvendësministrave dhe zyrtarëve tjerë, bëhet vetëm me propozimin e kreut të partisë, në këtë rast të Limajt.

Aty theksohet se shkarkimi i tyre mund të bëhet vetëm pas dakordimit të kryetarëve të partisë në konsultim me kryeministrin.

”LDK dhe NISMA Socialdemokrate pajtohen qe te mos perkrahin propozimet te cilat nuk jane te miratuara nga Qeveria dhe per te cilat nuk ka marreveshje paraprake nga te dy grupet parlamentare”, shkruhet në marrëveshje, ku bëhet e ditur se partitë që nënshkruan koalicionin nuk do të përkrahin mocionet e iniciuara nga palët tjera në parlament të Kosovës.

I propozuari për kryeministër, Avdullah Hoti sipas marrëveshjes ka të drejtë të shkarkojnë ministrat e Nismës, në rast se gjatë mandatit ata sfidohen me proces të drejtësisë, pra i konfirmohet ndonjë aktakuzë apo ftohet në proces gjyqësor.

Të ngjashme