Tërmkolli për Kurtin: Është i vetmi zyrtar i lartë që e njeh Kosovën si pjesë të Serbisë

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja e Kuvendit, Melihate Tërmkolli, në një shkrim të saj si reagim për përmendjen e një neni të Kushtetutës së Serbisë, e ka quajtur vandalizëm politik të Albin Kurtit.

Në reagimin e saj, Tërmkolli, thotë se “thirrja në Kushtetutën e Serbisë për të përligjur një kërkesë drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e bënë Albin Kurtin, zyrtarin e vetëm më të lartë shtetëror të Republikës së Kosovës, njeriun që e njeh Kosovën si pjesë të Serbisë, nën Serbi!”.

Shkrimi i plotë:

Vandalizëm politik i Albin Kurtit!


Thirrja në Kushtetutën e Serbisë për të përligjur një kërkesë drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e bënë Albin Kurtin, zyrtarin e vetëm më të lartë shtetëror të Republikës së Kosovës, njeriun që e njeh Kosovën si pjesë të Serbisë, nën Serbi! Ҫka i thonë kësaj! Ku po e qon Kosovën ky njeri, ku po e qon Kosovën VV-ja me krejt batakçinjtë e këtij vendi?!

Të ngjashme