Thaçi: Adem Demaçi ishte dhe do të mbetet ndërgjegjja jonë kombëtare

Prishtinë | 21 Pri 2019 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar sot veprimtarin e ndjer Adem Demaçi, në 29 vjetorin e lirimit nga burgu.

Thaçi tregon se si shkrimtari i ri dhe i talentuar, Demaçi kishe sakrifikuar çdo të mirë jetësore dhe ishte bërë personifikim i përpjekjes për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë, njofton Klan Kosova.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Para 29 vjetësh ishte liruar nga burgu Adem Demaçi, një prej figurave më të ndritura të kombit shqiptar. Si shkrimtar i ri dhe i talentuar, ai kishte sakrifikuar çdo të mirë jetësore dhe ishte bërë personifikim i përpjekjes për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë. Edhe pas 28 vjetëve, aq sa kishte qëndruar i prangosur, ai asnjëherë nuk e ndali zërin e tij kundër politikës sunduese dhe administrimit serb në Kosovë. Adem Demaçi ishte dhe do të mbetet ndërgjegjja jonë kombëtare!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme