Thaçi dekoron me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë ambasadorin amerikan Delawie

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 09:35 | Nga

Personaliteti i radhës i dekoruar me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, është ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi që jep këtë dekoratë, e ka përshkruar Delawie si një mik të veçantë të Kosovës.

“Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë sot e ndava për një mik të veçantë të Kosovës. Ambasadori amerikan, Greg Delawie, po e përfundon shërbimin e tij diplomatik në Kosovë”.

“Pandalshëm, gjatë këtyre tre vjetëve, ai u preokupua dhe ndihmoi çdo proces nëpër të cilin kaloi vendi ynë. Faleminderit për shërbimin, për kritikat dhe për këshillat e vazhdueshme ambasador Delawie”, ka thënë Thaçi përmes Facebook.

“Kosova e çmon shumë mbështetjen tuaj!”.

Image may contain: 2 people, people smilingImage may contain: 1 person, suit and indoorImage may contain: 3 people, people smiling, people standing, suit and indoor

Të ngjashme