Thaçi e dekoron ish-kryeadministratorin Kouchner, ia dhuron librin biografik

Prishtinë | 20 Shk 2018 | 12:37 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare ish-kryeadministratorin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Bernard Kouchner.

Me këtë rast, Thaçi ia ka dhuruar Kouchnerit dhe librin e tij biografik, “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”.

“Me ish-shefin e diplomacisë franceze dhe ish-shefin e UNMIK-ut, Bernard Kushner kujtuam periudhën e pasluftës dhe të shtetndërtimit në Kosovës. Me shumë sakrificë, ndërtuam institucionet mbi rrënojat e luftës, krijuam parakushte për rimëkëmbje dhe menaxhuam situatën e sigurisë”, ka shkruar Thaçi, në faqen e tij në Facebook.

“Sot, 19 vjet më vonë, u pajtuam që shtetndërtimi ishte i suksesshëm, derisa të ardhmen duhet ta ndërtojmë mbi bazën e sukseseve të së kaluarës”.

“Për këtë kontribut, mikun tim dhe të Kosovës, Bernard Kushner e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë”, ka theksuar presidenti i Kosovës.

Image may contain: one or more people, people sitting, people standing, suit and indoor

Image may contain: 2 people, people smiling

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme