Thaçi e Haradinaj konsultohen para nisjes së Samitit në Sofje

Prishtinë | 17 Maj 2018 | 08:34 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në mëngjes ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook, ku shihet së bashku dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Thaçi ka shkruar se është duke bërë konsultimet e fundit para nisjes së Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë.

“Në konsultimet e fundit para nisjes së Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë”.

“Ky samit i përbashkët është historik dhe me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës dhe tërë rajonin tonë”, ka shkruar Thaçi.

Të ngjashme