Thaçi e kalon të dielën me disa nga themeluesit e UÇK-së

Prishtinë | 01 Nën 2020 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, këtë të diel e ka kaluar me disa prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, ka postuar në Facebook një fotografi mund të vërehen kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ish-gjenerali i UÇK-së, Sylejman Selimi, ish-komandanti i zonës operative të Drenicës Sami Lushtaku, Adem Grabovci dhe të tjerë.

“Përgjithmonë krenar me brezin e njerëzve që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe përmes luftës për liri, e vunë në vend sakrificën dhe të drejtën e popullit tonë, për Kosovën shtet të pavarur e sovran. UÇK”, ka shkruar ai.

Të ngjashme