Thaçi falënderon Erdoganin për ndihmat mjekësore në betejën kundër Coronavirusit

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka falënderuar homologun e tij nga Turqia, Recep Tayyip Erdogan për ndihmat mjekësore që i kanë dhuruar Kosovës.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo është ndihma e parë nga jashtë që ka arritur në Kosovë.

“Sot pranuam një pako me ndihma mjekësore nga Turqia që do të ndihmojë në betejën kundër COVID-19. Kjo është ndihma e parë nga jashtë që ka arritur në Kosovë. I jemi mirënjohës Presidentit Erdogan, shtetit të Turqisë dhe popullit turk, që na ka dal në ndihmë edhe në këtë kohë të rëndë, të cilën do ta tejkalojmë së bashku”, ka shkruar Thaçi. 

Të ngjashme