Thaçi mbërrin në Gjykatë për intervistim, bashkatdhetarët e presin me këngë

Prishtinë | 15 Kor 2020 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi ka arritur në objektin e Gjykatës Speciale në ditën e tretë të intervistimit pranë Prokurorit Special.

Thaçi ka arritur para pak minutash por nuk është prononcuar për media, ndërkaq një grumbull njerëzish, bashkatdhetarë nga vendet e BE-së sërish kanë qëndruar para Dhomave të Specializuara në mbështetje të presidentit.

Ata kanë kënduar dhe brohoritur emrin e Presidentit Thaçi në momentin e zbritjes nga vetura dhe hyrjen në objektin e Gjykatës Speciale.

Thaçi të hënën dhe të martën ka qëndruar përreth gjashtë orë brenda Gjykatës Speciale ku edhe është intervistuar.

Më 24 qershor 2020 në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit të Specializuar publikuan një aktakuzë me dhjetë pika kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli. Kjo aktakuzë ishte dorëzuar pranë Dhomave të Specializuara më 24 prill 2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme