Thaçi: Mediat e lira e të pavarura janë shtylla të demokracisë

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se mediat e lira e të pavarura janë shtylla të demokracisë, që garantojnë transparencën dhe llogaridhënien.

“Për ta kryer detyrën e tyre, gazetarët duhet të punojnë të lirë, pa presion dhe pa kërcënime. Por, liria vjen edhe me përgjegjësinë për fjalën e thënë. Fjala ka veçanërisht peshë kur thuhet nga gazetarët dhe njerëzit e mediave”.

“Sot teknologjia ka shtuar mundësitë për komunikim. Interneti dhe veçanërisht mediat sociale janë bërë medium i rëndësishëm për përhapjen e lajmeve dhe informatave. Megjithatë, kjo ka shtuar edhe mundësitë për abuzime me lirinë e të shprehurit, duke keqinformuar, manipuluar dhe mashtruar publikun. Prandaj, sot duhet edhe më shumë të angazhohemi që t’i mbrojmë, në nivel global, lirinë e të shprehur dhe shtypit nga presionet e kërcënimet, por edhe nga abuzimet që bëhen në emër të tyre”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme