Thaçi në Vjenë: Dialogu dhe bashkëpunimi ndërfqinjësor forcojnë paqen në rajon

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 09:25 | Nga

Presidenti, Hashim Thaçi tha se Kosova dhe i tërë Ballkani Perëndimor kanë besim në vizionin dhe angazhimin e kancelarit austriak Sebastian Kurz për afrimin e rajonit me Bashkimin Evropian.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kryesimi i radhës i BE-së nga ana e Austrisë është mundësi për tërë rajonin që të normalizohen marrëdhëniet dhe të punohet në mbylljen e çështjeve të hapura, duke u afruar edhe më shumë me BE-në.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Kosova dhe i tërë Ballkani Perëndimor kanë besim në vizionin dhe angazhimin e kancelarit Kurz për afrimin e rajonit tonë me BE-në, por edhe për vetë BE-në.

Kryesimi i radhës i BE-së nga ana e Austrisë është mundësi për tërë rajonin, që t’i normalizojmë marrëdhëniet dhe të punojmë në mbylljen e çështjeve të hapura, duke u afruar edhe më shumë me BE-në.

Për këto dhe për thellimin e bashkëpunimit tonë bilateral, sidomos në ekonomi, bisedova edhe me kancelarin Kurz në Vjenë.

Dialogu dhe bashkëpunimi ndërfqinjësor e forcojnë paqen dhe tërë rajonin tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme