Thaçi pas kthimit nga ShBA: Brukseli me rol dëshpërues, as përpjekje që ta bindë Serbinë

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 16:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është shprehur se ai gjithmonë ka qenë transparent në negociatat që ka zhvilluar në Bruksel.

”Të arriturat e dialogut në Bruksel duhet të vazhdohen”.

”Pas çdo takimi në Bruksel unë kam raportuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, procesi ka qenë gjithmonë transparent, në rrafshin e brendshëm por dhe ndërkombëtar”.

Megjithatë sipas tij BE u tregua e pafuqishme t’i sjellë njohjen nga Serbia Kosovës.

”Por ky proces nuk e arriti atë që ne dëshironim plotësisht. Mungesa e unitetit në Shtetet e BE-së, u reflektua edhe me gjasat dhe mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë-Serbi”.

Ai për këtë mori edhe disa shembuj:

”BE dhe shtetet anëtare të BE-së ende nuk arritën që t’i bindin pesë shtetet e BE-së që të nnjohin Pavarësinë e Kosovës”.

”Ndërsa nuk shihet as në horizont ndonjë shpresë që BE t’i bind këto vende për ta njohur Pavarësinë e Kosovës, e lëre më për ta bindur Serbinë për ta njohur Kosovën”.

”Gjasat janë zero, nuk shoh as përpjekje, është një rol dëshpërues nga Brukseli”.

”Kjo është gjendje që e gjejmë veten sot gati pas një dekade të dialogut në Bruksel sa i përket mundësisë që BE ta bind Serbinë për ta njohur Kosovën”.

LEXO EDHE:

Të ngjashme