Thaçi për përballjen me Kurtin: Do të ishte një debat zbavitës

Prishtinë | 21 Maj 2020 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Disa ditë më parë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e kishte ftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që të ballafaqohen në një debat televiziv. Ndërsa sot, Thaçi tha se debati me të do të ishte zbavitës.

Ftesa e Kurtit erdhi pasi Thaçi në një debat e quajti Vetëvendosjen organizatë kriminale.

Kësaj ftese Thaçi ka thënë se do t’i përgjigjet dhe do ta zhvillonte një debat shumë relaksues dhe zbavitës me Kurtin.

“Unë do a zhvilloja një debat shumë rekalsues dhe mund ta them shumë zbavitës”, ka thënë Thaçi

Tutje, Thaçi deklaroi se komunikata kërcënuese e ‘Gardës Vullnetare Shqiptare’ është e shkruar nga vetë Kurti në selinë e partisë së tij.

“Komunikata e Gardës Vullnetare shqiptare është shkruar nga vetë Kurti dhe në selinë e partisë së tij. Gjithçka buron nga selia e partisë së tij, nga ai personalisht dhe njerëzit për rreth tij.”, ka thënë Thaçi në Rubikon, që pritet të transmetohet sonte.

Të ngjashme