Thaçi përkujton maskrën e Poklekut dhe atë të Çikatovës së Vjetër

Prishtinë | 17 Pri 2019 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi ka përkujtuar sot dy masakra që kanë ndodhur dy dekada më parë mbi shqiptarët.

“Para 20 vjetëve forcat ushtarake dhe policore serbe kryen dy masakra të tmerrshme mbi popullatën civile në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër”.

“Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën”, ka shkruar ai në Facebook.

“Edhe pas dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme