Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Danimarkës

Prishtinë | 18 Shk 2020 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale nga Ambasadori i Danimarkës, jo-rezident për Kosovë, Rene Rosager Dinesen.

Presidenti Thaçi duke i uruar punën e re ambasadorit Dinesen u shpreh mirënjohës për përkrahjen që Danimarka i ka dhënë Kosovës.

“E vlerësojmë lartë kontributin e Danimarkës, qoftë në marrëdhënie bilaterale, qoftë duke kontribuar në misionet ushtarake e civile në Kosovë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ambasadori Dinesen u shpreh se Danimarka e përkrah paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe të ardhmen evropiane të tërë rajonit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme