Thaçi: Heshtja e ndërkombëtarëve për Reçakun ia hapi gojën Serbisë dhe e amnistoi për të mohuar krimin

Reçak | 10 Dhj 2019 | 12:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, raporton Ekonomia Online.

Thaçi tha se Reçaku është pika kulminante e masakrave të Serbisë që ka kryer kundër popullatës në Kosovë në kuadër të gjenocidit serb.

Ai tha se Serbia ka kryer rreth 400 masakra në Kosovë, ka vrarë rreth 1300 fëmijë dhe ka dhunuar rreth 20 mijë gra derisa janë rreth 30 mijë shqiptarë të vrarë.

“Ne gjithmonë duhet të kujtojmë të kaluarën që të ecim përpara, për qytetarët pa dallim dhe për forcimin  shtetit. Kam zgjedhur ta vizitoj Reçakun që është pika kulminante e masakrave të Serbisë që ka kryer kundër popullatës në Kosovë në kuadër të fushatës së gjenocidit të ushtruar nga shteti i Serbisë. Serbia ka kryer rreth 400 masakra në Kosovë, ka vrarë rreth 1300 fëmijë dhe aparati shtetëror i tyre ka dhunuar rreth 20 mijë gra, kemi rreth 30 mijë shqiptarë të vrarë. Reçaku shënon pikën kulminante të masakrave dhe krimit kundër njerëzimit të kryer nga shteti i Serbisë”, tha Thaçi, raporton EO.

Thaçi tha që derisa ndërkombëtarët nuk vijnë të paktën për homazhe tek këto Komplekse Memoriale në Kosovë, kjo lloj amnistie i jep mundësinë Serbisë për të mohuar krimin e kryer.

”Fakti qe as ndërkombëtarët nuk vijnë të bëjnë homazhe e të sjellin një lule të paktën, atëherë kjo lloj amnistie ia jep mundësinë që Serbia t’i mohojë këto masakra. Përderisa nuk ndëshkohen ata i mohojnë”.

”E ardhmja nuk ndërtohet duke mohuar krimet edhe madje duke etiketuar dhe fyer të vrarë në Kosovë. E ardhmja ndërtohet duke pranuar fajësinë dhe kërkuar falje lidershipi i Serbisë. Heshtja e ndërkombëtarëve ia ka hapur gojën dhe e ka amnistuar lidershipin aktual të Serbisë që të pretendojë të mohojë këtë krim”.

Ky veprim i Presidentit Thaçi erdhi në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe në kohën kur shteti i Serbisë ka mohuar Masakrën e Reçakut.

Të ngjashme