Thaçi takim lamtumirës me ambasadorin e Suedisë

Prishtinë | 04 Kor 2018 | 15:37 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një takim lamtumirës me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson.

Thaçi ka falënderuar ambasadorin Nilsson për punën që ka bërë përgjatë mandatit të tij në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.

“Suedia gjithmonë ka mbështetur Kosovën, sidomos në fazën e shtetndërtimit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtarë”, ka theksuar Thaçi.

Ambasadori i Suedisë, Henrik Nilsson ka falënderuar presidentin Thaçi për bashkëpunim, duke thënë se do të mbetet gjithmonë një mik i Kosovës.

“Suedia e përkrah të ardhëm evropiane të Kosovës dhe të tërë rajonit”, u shpreh Ambasadori Nilsson.

Thaçi shprehu kënaqësinë që në kohën kur ambasadori Nilsson shërbeu në Kosovë, Suedia ka ngritur nivelin e përfaqësimit në nivel ambasade dhe i ka uruar atij suksese të reja në punën e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme