Thaçi takon presidentin e agjencisë japoneze që mbështeti Kosovën në sektorin privat

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, është takuar sot me Shinichi Kitaoka, presidenti i Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).

Thaçi tha se JICA ka ka mbështetur Kosovën në shumë fusha, sidomos në ngritjen e kapaciteteve brenda institucioneve dhe në sektorin privat.

“Falënderova Presidentin e JICA-as, Shinichi Kitaoka për qasjen unike që kjo Agjenci ka pasur në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, ekonomike dhe kulturore në Kosovë”.

“Në këtë takim u konfirmua mundësia që Kosova të aplikojë për kredi të buta si dhe për grante, të cilat do të lehtësojnë investimet japoneze në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme