Thaçi uron besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 20:34 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjendet në QKUK pas një ndërhyrje kirurgjikale që pati sot gjatë ditës.

Mirëpo kjo nuk e ka penguar që të urojë besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Thaçi ka thënë se “Të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Përmes agjërimit, si një prej obligimeve themelore të fesë islame, besimtarët e sprovojnë durimin, disiplinën fizike dhe shpirtërore për një muaj, duke forcuar ndjenjat e paqes, solidaritetit dhe mirësisë me njëri-tjetrin. Urime dhe agjërim të lehtë!”

Të ngjashme