Thaçi uron ShBA-në: 4 korriku është festë për tërë botën liridashëse

Prishtinë | 04 Kor 2017 | 09:53 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e ditës së shpalljes së pavarësisë.

Thaçi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se 4 korriku është festë për tërë botën liridashëse.

“Dita e sotme, 4 Korriku, është festë për tërë botën liridashëse, sepse përfaqëson ditën kur ngadhënjeu aspirata për liri e barazi dhe ëndrra për një botë të re, ku secili gëzon lirinë e mendimit, të shprehurit, të kërkimit të prosperitetit dhe të lumturisë në një ekonomi të lirë dhe shoqëri liberale. Kjo aspiratë na bashkon me ShBA-në sot, nesër dhe përgjithmonë. Por, edhe na obligon që t’i mbrojmë dhe promovojmë këto vlera, kudo e kurdo, në shtëpitë dhe shoqërinë tonë, duke i bërë themele të Kosovës që duam ne. Gëzuar popullit mik amerikan Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme