Themelohet Komisioni për memorialin e fëmijëve të vrarë gjatë luftës

Prishtinë | 01 Qer 2022 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ekzekutivi sot themeloi Komisionin Ministror për Memorialin për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë deklaroi se në këtë ditë “përkujtojmë fëmijët që u vranë dhe u masakruan për shkak të luftës”.

“Në këtë ditë propozoj të themelohet Komisioni Ministror me qëllim të hartimit dhe përgatitjes së projektit ‘Memoriali i fëmijëve të vrarë gjatë luftës 1998-99 në Kosovë’”, tha Kurti, teksa shtoi se ky komision do të udhëhiqet nga vet ai.

Mes tjerash, anëtarë të këtij komisioni do të jenë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati si dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Të ngjashme