Trumpi letër Hotit: Do vazhdojmë ta forcojmë partneritetin tonë

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të premten.

Trumpi e ka falënderuar Hotin për takimin në Shtëpinë e Bardhë duke shtuar se pret që ta forcojnë partneritetin mes dy vendeve.

“E vlerësoj dhe ndaj me ju përkushtimin për të siguruar stabilitetin dhe paqen e Ballkanit dhe botës”, i ka shkruar Hotit.

Hoti në Facebook ka falënderuar Trumpin “për kujdesin dhe përkushtimin për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme