Uka: Qeveria Hoti konsiderohet model i mirë nga Lista Serbe

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Në emisionin Frontal në T7 ka qenë i ftuar deputeti i LVV-së, Fitim Uka i cili ka folur për zhvillimet e fundit politike. Uka ka thënë se peticionin e kësaj partie për zgjedhje e kanë nënshkruar mbi 150 mijë qytetar.

“Hoti konsiderohet model i mirë prej Listës Serbe, pasi heqja e reciprocitetit nuk do të jetë I fundit pasi e kanë grabitë pushtetin. Ajo çka është më shqetësuese është deklarata e kryeministrit ilegal Avduallh Hoti edhe zëvendës kryeministrit Driton Serlmanaj të cilët kanë thanë që nuk do të hyjnë në qeveri që do të varen nga lista serbe. Ka një dallim mes qeverisë së Albin Kurtit edhe kësaj ilegale, pasi qeveria e Kurtit nuk është varur nga Lista Serbe që vijnë direkt nga Beogradi”, ka thënë Uka.

Sipas Ukës, LVV-ja po rritet për ditë më shumë teksa e ka quajtur qeverinë aktuale si qeveri ilegale.

“Nuk ka pikë dyshimi që LVV është duke shënuar rritje pasi kjo vërtetohet edhe nga hulumtimet e UNDP-SË, po shohim revoltë edhe me anë të peticionit dhe pse jo zgjedhjet janë për të parë nëse e vërteta është në anën tonë, le të vendos populli, le të vendos sovrani. Ne dëshirojmë ti tregojmë presidentit që ky lloj vullneti duhet të përkthehet në zgjedhje. Fillimisht do të kemi një mbledhje për të vendosur tutje, por edhe qeverisja duhet ta shohin këtë vullnet pasi të gjithë ata që e nënshkruajnë e kontestojnë këtë qeveri”, ka theksuar Uka.

Uka ka thënë se qeveria Hoti është e varur nga votat e Listës Serbe.

“Ajo çka është më shqetësuese është deklarata e kryeministrit illegal Avduallh Hoti edhe zëvendës kryeministrit Driton Serlmanaj të cilët kanë thanë që nuk do të hyjnë në qeveri që do të varen nga lista serbe. Ka një dallim mes qeverisë së Albin Kurtit edhe kësaj ilegale, pasi qeveria e Kurtit nuk është varur nga Lista Serbe që vijnë direkt nga Beogradi”, ka potencuar Uka.

Deputeti i LVV-së ka folur për tubimin e 12 qershorit që e ka paralajmëruar ish kryeministri Albin Kurti.

“Nuk përjashtohen dhe protestat dhe veprime tjera për heqjen e reciprocitetit. Me 12 qershor do të ketë një manifestim, por jo protestë. Do të bëjmë thirrje të ruhet distanca dhe të respektohen masat për shkak të pandemisë”, ka përfunduar Uka.

Deputeti Uka ka thënë se ka vend të partinë që e përfaqëson edhe për nënkryetaren e LDK-së, Vjosa Osmani, por që ka thënë se nuk është në dijeni që është diskutuar për aterrimin e saj në LVV.

Të ngjashme