UP-ja u jep zyre me qira OJQ-ve, Instituti Pedagogjik mbetet pa hapësira

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 15:09 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ka shqyrtuar shkresën e Institutit Pedagogjik të Kosovës, e cila thotë se po ballafaqohet me probleme dhe sfida të ndryshme, siç është mungesa e buxhetit, mungesa e titujve shkencorë të stafit në këtë Institut,objekti për zyre etj.

Në këtë mbledhje, anëtarët e këtij komisioni dhanë rekomandimet e tyre që kanë të bëjnë me planin e punës për këtë vit.

Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha, ka kërkuar sqarime në lidhje me financimin e këtyre institucioneve.

“Mendoj se Galeria e Arteve që nga viti 2011 kanë pasur një marrëveshje me shkolla që është formale. Pajtohen se UP po e mban barrën e buxhetit të decentralizuar, por njëjtë është edhe tek institucionet tjera përballen me këtë problem”.

“Këtu dua ta bëj një thirrje publike sepse thuhet se janë institucione të pavarura publike dhe dua ta di që a janë themeluar nga Kuvendi apo janë nën ombrellën e MKRS-së dhe me këtë rast është mirë me kuptuar procesin e buxhetimit dhe kompetencave”.

Deputeti Frashër Demaj nga LDK-ja, tha se me një vendim të Qeverisë objekti i Institutit u është dhënë UP-së, raporton EO.

“Instituti Pedagogjik i Kosovës prej që është themeluar ku e ka specifikuar edhe drejtori i saj, por që pa fajin e tyre ky Institut ka funksionuar jashtë ligjit të veprimtarisë kërkimore shkencore sepse me ligjin për veprimtari kërkimore, një institut mund të krijohet nëse brenda saj janë tre doktor shkence kurse sa e shohim raportin që e kanë dërguar e kanë vetëm një doktor shkence”.

“Me një vendim të qeverisë objekti i Institutit iu është dhënë UP-së, ku UP ka objekte sidomos ne katin përdhes të cilat i ka dhënë me qira, pra është e pakuptimtë qe Instituti i Historisë gjysma janë më zyra të punës me qira, ku paguajnë rreth 24 mijë euro qira vjetore”.

“Pse duhet Instituti Pedagogjik me paguar qira vjetore e Universiteti i Prishtinës ambientet e saj mi dhan me qira OJQ-ve”, tha ai.

Të ngjashme