Ushtria zvicerane ndërhyn për ardhjen e Lajçakut në Prishtinë

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Pasi u përball me probleme në fluturimin e tij Bruksel-Prishtinë, për shkak se Tirana nuk autorizoi uljen e një avioni me 150 pasagjerë, përfaqësuesi special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështjet e Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak lajmëroi se kishte mbërritur në Prishtinë. 

“Pas disa ndërlikimeve të vogla në udhëtim dje, komuniteti ndërkombëtar ndërhyri. Jam rrugës për Prishtinë – falë ushtrisë zvicerane,” shkruan Lajcak. “Pres të nis zyrtarisht vizitën time në Kosovë më vonë gjatë kësaj dite,” shtoi zyrtari i BE.

Rreth 150 pasagjerë të tjerë në të njëjtin fluturim me Lajçak, mes të cilëve raportohen edhe shqiptarë, raportohet se vazhdojnë të qëndrojnë të ngecur në Zyrih.

Sipas informacioneve që u kanë dhënë pasagjerëve aty, pala shqiptare nuk ka miratuar uljen e këtij avioni në pistën e Rinasit.

Të ngjashme