Varhelyi: Dialogu Kosovë- Serbi çelësi për stabilitetin e të gjithë rajonit

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Komisioneri i Zgjerimit i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi përsëriti se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE, është thelbësor për stabilitetin e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ai ka shtuar se të dyja palët duhet të bëjnë përpjekje të mëtejshme të rëndësishme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme të normalizimit, raporton Tanjug.

Varhelyi mes tjerash tha se BE i kushton shumë rëndësi sundimit të ligjit, mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore, përfshirë komunitetet jo-shumicë dhe lirinë fetare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme