Veliu i përgjigjet VV-së: Askush s’mund të na përcaktojë se kur i qojmë emrat e ministrave

Prishtinë | 06 Jan 2020 | 14:36 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vazhdoi me mbledhjen e Kryesisë, raporton Ekonomia Online.

Arsyeja kryesore e këtyre takimeve të Mustafës me strukturat janë për të diskutuar për koalicionin me VV-në.

Para fillimit të mbledhjes së krye4sisë, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, i reagoi Vetvendosjes e cila kërkoi nga LDK-ja të caktojë ministrat.

“S’besoj që mund të na përcaktojë dikush neve se kur t’i qojmë emrat e ministrave”, tha shkurt Veliu.

Muhaxheri: Si mund të caktojmë emrat e ministrave kur s’kemi marrëveshje

Gazmend Muhaxheri, anëtar i kryesisë së LDK-së, tha se i duket e çuditshme se si Kurti ka caktuar emrat e ministrave përderisa ende nuk ka marrëveshje

 “Nuk kam çfarë të komentoj. Si mund të caktojmë emrat e ministrave përderisa ende nuk kemi marrëveshje”, tha ai.

Takimi i kryesisë së LDK-së, vjen në ditën  kur do të takohen për te vendosur për mandatarin, presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe lideri i VV-së Albin Kurti.

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës
Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës
Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës

Të ngjashme