Veliu priti në takim Shefin e ri të EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, priti në takim Shefin e Misionit të EULEX në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark.

Në këtë takim, ministri Veliu falënderoi misionin e EULEX-it për kontributin që e kanë dhënë në sundimin e rendit dhe ligjit, duke theksuar se në kuadër të kompetencave që ka ky mision, MPBAP do të ofrojë bashkëpunimin e ngushtë të institucioneve të sigurisë në Kosovë në koordinimin e veprimeve të përbashkëta me këtë mision.

Ministri Veliu theksoi se në bashkëpunim me misionin e EULEX-it dhe partnerët tanë do të diskutojnë shpejt çështjen e strategjive kundër terrorizmit, ekstremizmit dhe menaxhimin e kufijve të integruar dhe çështje tjera me rëndësi që do ta përmirësojnë sistemin.

Ndërsa në anën tjetër Wigemark tha se Misioni EULEX-it është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Republikës së Kosovës, dhe gjithashtu është i kënaqur me gatishmërinë e ministrit Veliu për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Të ngjashme