Veliu: Trendet tregojnë se Qeveria është në rënie, asnjë veprim për heqjen e vizave

Prishtinë | 24 Kor 2022 | 08:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Agim Veliu në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizmin e vizave qysh në kohën e qeverive të kaluara.

Tutje, Veliu theksoi se kjo Qeveri nuk ka ndërmarrë asnjë veprim në këtë drejtim me përjashtim të kërkesës për çështjen e liberalizimit.

“Unë nuk mund të them se kur do të ndodh liberalizimi i vizave. Kriteret për liberalizim të vizave janë plotësuar qysh në qeveritë e kaluara. Kjo Qeveri aktuale nuk është duke bërë asgjë ne këtë drejtim me përjashtim të kërkesës sepse në fund të fundit nuk ka çka të bëjë sepse të gjitha kriteret janë të plotësuara por kjo është çështje e vullnetit edhe e atyre që e kanë në dorë çështjen e liberalizimit të vizave, por edhe Qeverisë së Kosovë që t’i bëjë disa veprime konkrete në këtë drejtim”, tha Veliu.

Veliu shtoi se të gjitha trendet po tregojnë se kjo Qeveri është në rënie.

Sipas tij, nuk ka ndonjë punë konkrete nga kjo Qeveri me përjashtim të disa parullave boshe me të cilat ka ardhur në pushtet, raporton EO.

“Të gjitha trendet po tregojnë se kjo Qeveri është në rënie. Nuk ka ndonjë punë konkret me përjashtim të parullave me të cilat ka ardhur në pushtet, parullave boshe, luftës kundër korrupsionit e çështjeve tjera. Kanë qenë mashtrim për qytetarët. Ata po e shohin se kjo Qeveri nuk është e aftë që t’i kryejë detyrat me të cilat ballafaqohet dhe detyrat që kërkohen nga kjo Qeveri”.

Ish-Ministri i Brendshëm tha se ka pasur shumë skandale edhe në diplomacinë e jashtme, duke theksuar se këtë dikaster e udhëheqë një ministre jo kompetente.

“Nuk janë bërë veprimet e duhura. Ka pasur shumë skandale edhe në diplomacinë e jashtme. Aty është një ministre që nuk është kompetente për atë çështje dhe nuk ka bërë asnjë veprim me përjashtim të skandaleve që tashmë janë të njohura për publikun. Pyetne Qeverinë pse s’kemi njohje, pyetni ata që janë kompetent”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme