Vendos Qeveria, 766 zjarrfikësve u paguhen orët shtesë gjatë këtij viti

Prishtinë | 29 Dhj 2021 | 11:34 | Nga Fitore Berisha

Qeveria ka marrë vendim që të bëjë pagesën për orët shtesë për 766 zjarrfikës.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murarti tha se do të ndahen 513 mijë e 872 euro, raporton Ekonomia Online.

“Ne si Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve kemi pranuar kërkesën e MPB me arsyetimin për pagesën e orëve shtesë gjatë vitit 2021 për zjarrfikësit. Bëhet fjalë për 513 mijë e 872 euro”.

“Për zbatimin e këtij vendimi përdoren mjete buxhetore në kategorinë e pagave dhe shtesave të organizatave buxhetore aty ky zjarrfikësit janë në listën e pagave”. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme