Veprimi i Veselit dhe Haradinajt për të mos u takuar me Borrellin ishte i drejtë

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 22:01 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli nuk kanë marrë pjesë në takimin e sotëm të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell me liderët e partive politike.

Analisti politik, Ilir Mirena, ka thënë se e vlerëson si të drejtë veprimin e Veselit dhe Haradinajt për ta shmangur takimin me Borrell.

“Duhet të sqarohemi pasi Borell ka ardhë si përfaqësues i BE-së dhe çdo ndërlidhje me Spanjën nuk qëndron. Ndërsa sa i përket mënyrës se si është organizuar vizita e tij në Kosovë kam respekt për Haradinaj dhe Veselin që nuk kanë shkuar për t’u takuar me të”, ka thënë Mirena në Zona e Debatit.

“Veprimi i Haradinajt dhe Veselit është i drejtë dhe mënyra se si është projektuar agjenda e tij është ‘degradim’ i institucioneve të vendit. Edhe refuzimi është si t’ia kishin thënë në sy – mesazhi më i fuqishëm është përçuar përmes refuzimit publik”.

“Edhe Mustafa edhe Kurti mund t’ia kenë thënë në takimin që kanë pasë”.

Mirena ka theksuar se sa i përket kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, është shumë e rrallë që dikush ende pa arritur pushtetin, të bie në kundërshtim me gjithçka që kanë thënë.

Të ngjashme