Veseli bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Stanovc dhe Landovicë

Prishtinë | 01 Sht 2019 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për nder të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Komunën e Vushtrrisë, bashkë me familjarë të dëshmorëve, me veteranë dhe invalidë të UÇK-së kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Stanovc.

Po ashtu, në përkujtim të 21 vjetorit të Epopesë së Vërrinit dhe rënies së heroit Xhevat Berisha, në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tij kanë bërë homazhe edhe te varrezat e dëshmorëve në Landovicë, njofton Klan Kosova.

“Lirinë dhe pavarësinë i kemi arritur falë sakrificës sublime të luftëtarëve të lirisë, që dhanë gjithçka për atdheun tonë. Vepra e tyre do të shërbejë përherë si pishtar ndriçues në rrugëtimin e brezave të rinj dhe si burim frymëzimi në përpjekjet tona për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në Kosovë”.

Image may contain: 2 people, people standing and outdoor
Image may contain: 2 people, people standing, wedding and outdoor

Për nder të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Komunën e Vushtrrisë, bashkë me familjarë të dëshmorëve, me veteranë e…

Gepostet von Kadri Veseli am Sonntag, 1. September 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme