Veseli deklarohet i pafajshëm për të gjitha aktakuzat për krime lufte

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë paraqitjes së parë në Hagë, u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritur nga Dhomat e Specializuara, raporton Ekonomia Online.

“I dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha aktakuzat, më lejoni të deklarohem me bindje të plotë se jam i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzave”, tha Veseli para gjyqtarëve në Hagë.

Seanca transmetohet live në faqen e Ekonomia Online.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=402352867608417&ref=notif&notif_id=1605002938480566&notif_t=live_video_explicit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme