Veseli: Demaçi e ka shquar Kosovën që nuk e duron robërinë

Prishtinë | 26 Kor 2020 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Adem Demaçi me sakrificën e tij e  ka shquar Kosovën në hartat e Evropës se nuk e duron robërinë, por aspiron lirinë.

Ai në një postim në Facebook, në dy vjetorin e vdekjes se veprimtarit Demaçi, ka thënë se të përkushtimi i tij gjeneratat e reja gjejnë shembullin më sublim

Ndërsa sipas Veselit, guximi i Demaçit ishte inspirim për të tjerët.

Postimi i plotë i Veselit:

Baca Adem, me sakrificat e pandalshme për liri dhe me gatishmërinë e vazhdueshme për ta kundërshtuar robërinë, e ka shquar qysh moti Kosovën në hartën e Evropës si vend i veçantë që nuk e duron robërinë, por e aspiron lirinë dhe pavarësinë.

Tek përkushtimi i Bacës Adem se kurrë nuk duhet të heqim dorë nga liria, gjeneratat e reja gjenin shembullin më sublim. Tek bindja e tij se nuk ka liri pa flijim, gjenerata të shumta nxorën mësimin më kuptimplotë.

Guximi i tij që kurrë të mos ndalet, ishte inspirim që të tjerët të vazhdojnë gjithmonë. Krenar që e kishim gjithmonë shembull Bacën Adem. Me fat e të lumtur që do të kemi prore frymëzimin nga ai. Lavdi!

Të ngjashme