Veseli: Sulmi ndaj Mehës, tendencë për nëpërkëmbje të shtetit ligjor

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 17:11 | Nga

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka dënuar ashpër sulmin në shtëpinë e kryetarit të Komisionit Shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, Murat Mehës.

Përmes një komunikate shtypi, Veseli ka thënë se hedhja e mjetit shpërthyes në familjen e Murat Mehës përbën një akt të dënueshëm “dhe njëherit një paralajmërim shqetësues të tendencave që synojnë të nëpërkëmbin shtetin ligjor në Kosovë”.

“Akte të tilla të rënda, që në kundërshtim edhe me moralin e popullit tonë, nuk hezitojnë të cenojnë integritetin e familjes, duhet të marrin përgjigjen e merituar ligjore nga mekanizmat shtetërorë të sigurisë dhe drejtësisë, e jo të mbesin anonime dhe të pandëshkuara. Qytetarët tanë duhet të kenë besim se shteti i Kosovës është në gjendje të plotë për të garantuar sigurinë e tyre, rendin publik dhe sundimin e ligjit”, ka thënë Veseli.

Të ngjashme