Veseli i trishtuar me shembjen e “Adriatikut”, kërkon përgjegjësi

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 22:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur i trishtuar për shembjen e hotel Adriatikut në Mitrovicë, ndërsa ka nga organet përgjegjëse të bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetën e qytetarit që ka mbetur në ndërtesë.

“I trishtueshëm lajmi për shembjen e hotel Adriatikut në Mitrovicë. Kërkoj nga organet përgjegjëse të bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetën e qytetarit që ka mbetur në ndërtesë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

“Inspektoratet përkatëse që kanë për obligim të mbikqyrin sigurinë e ndërtesave duhet të japin përgjegjësi kur jeta e qytetarëve vihet në rrezik”, ka theksuar kreu i Kuvendit.

Të ngjashme