Veseli: Krenarë që Kosova qëndron në krye të Evropës në përhapje të internetit

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova po qëndron në krye të Evropës, në përhapjen e internetit me 93 përqind.

Veseli tutje ka thënë se Kosova ka investuar në IT dhe me anë të kësaj do të hapen vende të reja punë.

Shkrimi i tij i plotë:

28 vjet më parë, në gushtin e vitit 1991, Ëorld Ëide Ëeb filloi të funksionojë si shërbim publik, duke nisur një revolucion teknologjik që sot ka transformuar radikalisht jetët tona. Unë jam krenar me Kosovën, që sipas EUROSTAT-it qëndron në krye të Evropës, për sa i përket përhapjes së internetit me 93%. Siç e tregon ky grafik, jo vetëm që vendi ynë lë prapa të gjitha vendet e rajonit, por konkuron me vendet më të zhvilluara të kontinentit. Unë gjithmonë kam besuar se duke investuar më shumë në IT, do të mund të hapim më shumë vende të reja pune për të rinjtë tanë të talentuar, prandaj edhe kemi krijuar Ministrinë e Inovacionit e cila nē të ardhmen do të jetë motor i zhvillimit të këtij sektori.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme