Veseli: Me zgjedhjet e sotme u konfirmua sovraniteti i Kosovës

Prishtinë | 19 Maj 2019 | 23:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka përgëzuar qytetarët e katër komunave në veri të Kosovës për procesin e qetë zgjedhor që zhvilluan sot dhe ka falenderuar ata për përkrahjen, sipas tij bindëse, për partinë që e drejton ai në mesin e partive shqiptare.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Veseli ka tjënë se me këto zgjedhje u konfirmua sovraniteti institucional dhe territorial i Republikës së Kosovës.

“Përgëzoj qytetarët e katër komunave veriore të Kosovës për procesin e qetë zgjedhor që zhvilluan sot dhe i falënderoj ata për përkrahjen bindëse dhe besimin e madh për partinë e tyre, për Partinë Demokratike të Kosovës, si parti fituese shqiptare”.

“Me këto zgjedhje u konfirmua sovraniteti institucional dhe territorial i Republikës së Kosovës. Do të punojmë bashkë, edhe më shumë, për ta përmirësuar jetën e secilit, në Mitrovicë, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, e në tërë Kosovën. Ecim përpara me Dekadën e Re”, ka shkruar Veseli.

Të ngjashme