Veseli: Mos i urreni gjyqtarët, Gjykata Speciale është pjesë e formimit të shtetit tonë

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 15:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë paraqitjes së parë në Hagë, u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritur nga Dhomat e Specializuara, raporton Ekonomia Online.

“I dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha aktakuzat. Më lejoni të deklarohem me bindje të plotë se jam i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzave”, tha Veseli para gjyqtarëve në Hagë.

Tutje, në deklaratën që e lexoi avokati Ben Emmerson, Veseli kërkoi nga qytetarët e Kosovës që të mos mbajnë mëri ndaj Gjykatës Speciale pasi kjo është pjesë e formimit të shtetit.

“Ju lutem të keni parasysh se ky tribunal u krijua nga Kuvendi i Kosovës, për të shërbyer në emër të popullit. Ajo është mishërimi i parimit se nuk mund të ketë paqe pa drejtësi, dhe nuk mund të ketë drejtësi pa paqe. Edhe pse e ka selinë në Hagë, ajo është pjesë e sistemit tonë ligjor”.

“Nuk duhet të ketë asnjë hatërmbetje drejtuar ndaj ndërkombëtarëve që punojnë në këtë tribunal. Ata janë duke bërë punën që populli i Kosovës ka kërkuar që ta bëjnë. Ky tribunal është pjesë e rrugëtimit të shtetëndërtimit të Kosovës, dhe ne duhet t’i shkojmë deri në fund”, thuhet në deklaratën e shkruar nga Veseli.

Avokati kërkon që Veseli të lirohet nga paraburgimi

Ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë paraqitjes së parë në Hagë, u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritur nga Dhomat e Specializuara.

“I dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha aktakuzat, më lejoni të deklarohem me bindje të plotë se jam i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzave”, tha Veseli para gjyqtarëve në Hagë.

Gjatë seancës avokati Ben Emmerson kërkoi që klienti i tij Veseli të lirohet deri në pritje të gjykimit.

Tutje, në deklaratën që e lexoi avokati Ben Emmerson, Veseli kërkoi nga qytetarët e Kosovës që të mos mbajnë mëri ndaj Gjykatës Speciale pasi kjo është pjesë e formimit të Shtetit.

Veseli deklarohet i pafajshëm për të gjitha aktakuzat për krime lufte

Ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë paraqitjes së parë në Hagë, u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritur nga Dhomat e Specializuara.

“I dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha aktakuzat, më lejoni të deklarohem me bindje të plotë se jam i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzave”, tha Veseli.

Nis seanca e parë, Veseli para gjyqtarëve të Speciales

Ish-kryetari i PDK-së dhe njëri nga figurat kryesore të UÇK-së, Kadri Veseli, ka dalë për herë të parë para gjyqtarëve të Gjykatës Speciale.

Aktakuza kundër Kadri Veselit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Kadri Veselin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Veselit i ishte ngritur aktakuzë nga Specialja më 5 nëntor, së bashku me ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili në kohën e luftës ka qenë udhëheqës politik i UÇK-së.

Aktakuzë është ngritur edhe ndaj Jakup Krasniqit ish-zëdhënës i UÇK-së dhe Rexhep Selimit, shef i operacioneve në UÇK.

Të martën seanca e parë gjyqësore është mbajtur ndaj Thaçit e Krasniqit, të cilët janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.

Të ngjashme